Poezia e Dritëro Agollit në gjuhën italiane "Receptimi" (italisht: ricezione) i një autori, ose të veprës së tij, përmbledh shfaqje të ndryshme të një personaliteti letrar në vendin e vet si edhe në vende dhe kultura të tjera. Vlerësimi i "receptimit" kalon së pari brenda shtegut të përbërë nga numri i përkthimeve të veprave letrare në gjuhën e huaj, pra, për të vlerësuar pranishmërinë e Poetit tonë në kontekstin letrar dhe kulturor italian, shqyrtohet këtu, për herë të parë, përfaqësimi i veprës së tij poetike në gjuhën italiane pasi u bë një kërkim paraprak po të këtij autori në antologjitë që u botuan në Shqipëri. Megjithëse kjo analizë nuk mund të konsiderohet shteruese, meqenëse nuk mund të thuhet i plotë leximi ynë i të gjitha burimeve, jemi të bindur që përqindja e përfaqësueshmërisë së realitetit letrar agollian në përkthimin italisht del mjaft e lartë. Përveç veprave poetike të plota të botuara në Itali, siç është për shembull Nënë Shqipëri, japim edhe të dhëna rreth botimeve të poezive të Agollit nëpër antologjive, kurse, në formë tabele, jepen përzgjedhjet e poezive më të botuara (por edhe të përsëritura) në intervalin 1967-2007. Ky kontribut mund edhe të lexohet si një "antologji kritike" e vogël duke qenë se në shtojcë jepen si barazim disa variante përkthimesh që u botuan në Itali, si edhe, në fillim, një buqet poezish të përkthyera italisht për hërë të parë pikërisht me këtë rast. Bibliografia pëmban listën e plotë të botimeve poetike origjinale të Agollit (1958-2000), botimet në gjuhën italiane (1967-2007) si edhe botimet në të tjera gjuhë të huaja (1976-2010).

LA POESIA DI DRITËRO AGOLLI IN ITALIANO

BELLUSCIO, Giovanni
2017-01-01

Abstract

2017
978-9928-154-64-4
poesia albanese; traduzione; Dritëro Agolli
File in questo prodotto:
Non ci sono file associati a questo prodotto.

I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/20.500.11770/161435
 Attenzione

Attenzione! I dati visualizzati non sono stati sottoposti a validazione da parte dell'ateneo

Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact