Pyetjes “A ekziston një standard i folur të gjuhës shqipe?” me shumë vështirësi mund t’i jepet një përgjigje, edhe pse nga shumë anë dyshohet për vetë “standardin” si sistem gjuhësor real. Megjithatë ka shumë raste në jetën e përditshme ku mund të themi që shqipja shfaqet me një veshje të mirë dhe të çmuar, një model që gjuhëtarët (por jo vetëm gjuhëtarët) zgjedhin ta quajnë “standard”. Cilësitë e standardit deri sot i kanë shprehur/inkuadruar shumë mirë gjuhëtarë si Rexhep Ismajli, Anastas Dodi, Bahri Beci etj., bile dikush arriti edhe të japë përcaktimin e një normë drejtshqiptimore të shqipes standarde (Dodi 1981) por, siç dihet, sot për sot shqipja nuk e ka një normë të tillë; në të kundërtën shpeshherë pohohet që drejtshqiptimi i shqipes rrjedh drejtpërsëdrejti nga drejtshkrimi i saj. Por edhe ky pohim nuk del si i vërtetë, jo vetëm pse gjuha e shkruar ndryshon shumë nga gjuha e folur, por edhe pse rregullat e shqiptimit të lirë nuk kanë “ngurtësinë” e mirënjohur të shkrimit. Nga ana tjetër mund të themi që në të gjitha traditat gjuhësore, përballë normës gjuhësore të sanksionuar nga rregullat dhe nga tradita, ka një prirje të formohet një përdorim më i lirshëm të gjuhës, që është pjesë e regjistrave joformale të të foluri. Ky përdorim përfaqëson nëvojën e komunikimit të një shtrese mesatare të popullsisë të së folësve dhe kjo gjë krijon dhe rrezaton përdorime që gjallërojnë deri sa të përhapen aq sa të kapërcejnë linjën e normës, duke u bërë pronë e të gjithë bashkësisë së të folësve. Kjo tendencë, në kontekste të tjera si Italia, u emërua prej gjuhëtarëve si “varietet i përdorimit mesatar” të gjuhës dhe ne, në rastin e shqipes, mund ta quajmë “shqipja e përdorimit mesatar”. Dikush propozoi edhe termin “neostandard”, por ky në kontekstin e shqipes nuk na duket i përshtatshëm për atë që sapo kemi shprehur më sipër. Më 1983 gjuhëtari italian Alberto Mioni përdori për herë të parë shprehjen “italishte tendenciale” dhe këtë emërtim mendojmë ta përdorim edhe ne në rastin e shqipes së folur që në këtë kontribut po marrim në shqyrtim vetëm nga pikëpamja fonetike. Materialin që kemi përdorur e kemi nxjerrë ngar një emision televiziv të regjistruar në prill të 2016 në një kanal shqiptar privat. Në këtë emision i propozohet publikut një bisedë midis një gazetare (me formin universitar) dhe tre pedagogëve të universitetit të Tiranës. Në studio tematika është gjuha shqipe dhe dialektet e saj, pra analiza jonë gjuhësore do të merret me të folurit të lirë dhe të kontrolluar, ose të kujdesur, i përdorur nga folës që jo vetëm në profesionin e tyre merren me gjuhën por që në kontekstin formal të televizionit flasin për gjuhën dhe ofrojnë një përdorim të kujdesur të shqiptimit të shqipes bashkëkohore, d. m. th. një model që të katër folësit "kujdesen" që të pasqyrojë sa më shumë një regjistër të lartë, d. m. th. “standardin e folur”. Synimi i analizës është ai të verifikojë cilët janë prirjet shqiptimore të shqipes së sotme diamezike dhe diabrezore si edhe nëse është i mundshëm përcaktimi i tendencave (pikërishtë atë që nënkupton shprehja “shqipe tendenziale”) që mund të ndjek gjuha e folur në të ardhmen.

2016_VARIETETE/VARIANTE FONETIKE "TENDENCIALE” Në PëRDORIMIN E KONTROLLUAR Të SHQIPES STANDARDE Në NJë EMISION TELEVIZIV Të SOTëM

BELLUSCIO, Giovanni
2016-01-01

Abstract

2016
9789951001892
Fonetica albanese; Albanese standard parlato; Albanese televisivo
File in questo prodotto:
Non ci sono file associati a questo prodotto.

I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/20.500.11770/174959
 Attenzione

Attenzione! I dati visualizzati non sono stati sottoposti a validazione da parte dell'ateneo

Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact