Kur një kampioni informatorësh jo të parapërzgjedhur i bëhet pyetja “Cila është vepra e letërsisë në gjuhën shqipe e botuar në periudhën 1912-2012 që sipas jush përfaqëson/shpreh më mirë identitetin shqiptar?” A ka mundësi të kuptohet cilat janë dinamikat që ndikojnë në zgjedhjen e një vepre më tepër se të një tjetre? Çfarë ideje ka informatori rreth fjalës identitet? A ka për të një identitet të vetëm apo dy a më shumë identitete? E në këtë rast, a mund të flitet për një identitet shqiptar ose për identitetin e shqiptarëve? Duke u nisur nga hipoteza se para pyetjes së mësipërme çdo informator kryen një përzgjedhje brenda kampionit të librave që ka lexuar në jetën e tij (por ndoshta edhe brenda nën-kampionit të librave që nuk ka lexuar por për të cilët patjetër ka dëgjuar ose kuptuar diçka) dhe se ky kampion nuk është i njëjtë për çdo lexues/informator, atëherë nga lista e librave që janë treguar (nga më të njohurit deri te ata më skajorë) cilat janë gjurmët e përbashkëta që tregojnë identitetin shqiptar për çdo lexues? Me një fjalë: ku fshihet identiteti i shqiptarëve në letërsi? Cilët janë autorët dhe librat në të cilët, sipas kampionit të intervistuar, del më i theksuar identiteti? Si del? Pse? Analiza jonë do të tentojë t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve dhe të përshkruajë aspektet e ndryshme të identitetit në letërsinë shqiptare të botuar gjatë shekullit të parë të shtetit shqiptar të pavarur

KU FSHIHET IDENTITETI Në LETëRSI?

BELLUSCIO, Giovanni;
2013-01-01

Abstract

2013
978-9951-00-165-6
Letteratura albanese; Identità
File in questo prodotto:
Non ci sono file associati a questo prodotto.

I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/20.500.11770/177395
 Attenzione

Attenzione! I dati visualizzati non sono stati sottoposti a validazione da parte dell'ateneo

Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact