E kemi interpretuar ‘terminologjinë’ e shahut në dy drejtime: a) si pjesë të leksikut të përfshirë nëpër fjalorët njëgjuhësh, e cila nuk rezulton të jetë as shteruese dhe as e saktë e kjo, para së gjithash, për shkak të hapësirës së kufizuar fizike që i është lënë në dispozicion; b) si shtegtim përnjohës në një fushë mjaft të ngushtë dhe sektoriale të veprimtarisë së njeriut e, në këtë kuptim, si mbledhje e përpiktë dhe e plotë e larmisë së termave dhe shprehjeve të përdorura në këtë fushë. Në veçanti, për kureshtje shkencore, por edhe për interes vetjak, si amatorë shahu, kemi zgjedhur të marrim në shqyrtim lojën e shahut në Shqipëri dhe fjalë-termat që e shoqërojnë/përcaktojnë atë, nga emri i elementeve të lojës (ushtar, fushë shahu etj.), deri te nomenklatura që lidhet me teorinë shahistike. Hulumtimi ynë nxjerr në spikamë se terminologjia e shahut në shqipe ka prejardhje të ndryshme, nga ajo turke për termat bazë të lojës deri tek ajo franceze, italiane e gjermane për aspektet më teorike. Një tjetër element mjaft interesant lidhet me mbivendosjen e shtresave të ndryshme në rrafshin diakronik (për shembull kalimi nga përdorimi i termit fil tek ai oficer, ose përparësia që ka fituar në kohë më të vona italianizmi torrë kundrejt termit kala i cili dikur ishte më i njohur dhe më i përhapur. Më në fund kemi vënë re se nëpër fjalorët njëgjuhësh të shqipes është kaluar nga mungesa e plotë e termave të shahut (1954) deri te regjistrimi i ‘shahonimeve’ nga 1980-a e këtej. Por në këta tridhjetë e gjashtë vjetët e fundit në fjalorët njëgjuhësh të shqipes kemi vërejtur si mangësi në terminologjinë shahistike të pasqyruar, ashtu edhe pasaktësi në disa prej shpjegimeve të dhëna. Mjaft domethënës është për mendimin tonë përkufizimi i termave remi e pat, por edhe ai i termit rokadë. E propozojmë këtë ndihmesë edhe për t’i dhënë për herë të parë botës shahistike shqiptare një material shkencor të cilit mund t’i referohen në të ardhmen të gjithë ata që do të botojnë libra në këtë lëmë.

Terminologjia e shahut në gjuhën shqipe

BELLUSCIO, Giovanni;DOKA, Ardian
2018-01-01

Abstract

2018
lessicografia albanese; terminologia; scacchi
File in questo prodotto:
Non ci sono file associati a questo prodotto.

I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.

Utilizza questo identificativo per citare o creare un link a questo documento: https://hdl.handle.net/20.500.11770/177435
 Attenzione

Attenzione! I dati visualizzati non sono stati sottoposti a validazione da parte dell'ateneo

Citazioni
  • ???jsp.display-item.citation.pmc??? ND
  • Scopus ND
  • ???jsp.display-item.citation.isi??? ND
social impact