Features of the Albanian dialect of Istria in the manuscripts of Pietro Stancovich (1771-1851). Abstract Kumtesa do të merret me analizën e disa dorëshkrimeve për shqipen e Istrisë që datojnë në vitet ’30 të shekullit XIX, dhe që janë shkruar nga Pjetër Stankoviç (1771-1851), me origjinë nga Barbjana e Istrisë, i cili konsiderohet si ati i leksikografisë istrjane. Bëhet fjalë këtu për versionin shqip të parabulës së Djalit plangprishës dhe për një fjalor shumëgjuhësh ku ndodhet një listë të vogël lemash që pasqyrojnë shqipen e folur ende në atë kohë në Parenco (kroatisht Poreč), një qytezë e Istrisë me gjuhë dhe kulturë venecjane që sot bën pjesë në Republikën e Kroatisë, por që asokohe ishte nën sundimin e Perandorisë austro-hungareze. Linguistë të shquar, shqiptarë dhe të huaj, janë marrë me versionin shqip të parabulës së Djalit plangprishës – fjalori shumëgjuhësh nuk njihej deri sot – ndër të cilët Matteo Bartoli, Ndre Mjedja dhe Idriz Ajeti. Me shumë kënaqësi ia kushtojmë këtë punim tonë si homazh të vogël akademikut të mirënjohur Idriz Ajetit në këtë rast jubilar që përkon me sesionin e posaçëm të organizuar bashkërisht nga të dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij meqenëse pikërisht me këtë dialekt të shqipes ai është marrë në fillim të veprimtarisë së tij të gjatë dhe të frytshme kërkimore albanologjike, duke sjellë ndihmesa të rëndësishme lidhur me atësinë e dorëshkrimit të parabulës së djalit plëngprishës, si ashtu edhe me përcaktimin e periudhës së emigrimit të shqiptarëve në Istri (fundi i shek. XVII - fillimet e shek.XVIII). Për sa i përket vendit të prejardhjes së tyre, hipotezave të N.Mjedjes (Podgorica dhe rrethinat e Pejës) dhe të I.Ajetit (Shkodra apo të folmet shqipe të bregdetit deri në Kotorr), pas analizës sonë gjuhësore mund t’arrijmë ta përcaktojmë edhe më tej tezën e avancuar nga Ajeti duke e përkufizuar më tej “rrethin” shkodran të origjinës së shqiptarëve të Istrisë jo në bregdet, por nga Malësia e Madhe (dhe në këtë mënyrë e riafrojmë vendin e emigrantëve shqiptarë që shkuan në Parenco me rrethin e Podgoricës të hypotizuar së pari nga Ndre Mjedja).
Caratteristiche dell’albanese dell’Istria attraverso l’analisi dei manoscritti di Pietro Stancovich (1771-1851)
FRANCESCO ALTIMARI
2020-01-01
Abstract
Features of the Albanian dialect of Istria in the manuscripts of Pietro Stancovich (1771-1851). Abstract Kumtesa do të merret me analizën e disa dorëshkrimeve për shqipen e Istrisë që datojnë në vitet ’30 të shekullit XIX, dhe që janë shkruar nga Pjetër Stankoviç (1771-1851), me origjinë nga Barbjana e Istrisë, i cili konsiderohet si ati i leksikografisë istrjane. Bëhet fjalë këtu për versionin shqip të parabulës së Djalit plangprishës dhe për një fjalor shumëgjuhësh ku ndodhet një listë të vogël lemash që pasqyrojnë shqipen e folur ende në atë kohë në Parenco (kroatisht Poreč), një qytezë e Istrisë me gjuhë dhe kulturë venecjane që sot bën pjesë në Republikën e Kroatisë, por që asokohe ishte nën sundimin e Perandorisë austro-hungareze. Linguistë të shquar, shqiptarë dhe të huaj, janë marrë me versionin shqip të parabulës së Djalit plangprishës – fjalori shumëgjuhësh nuk njihej deri sot – ndër të cilët Matteo Bartoli, Ndre Mjedja dhe Idriz Ajeti. Me shumë kënaqësi ia kushtojmë këtë punim tonë si homazh të vogël akademikut të mirënjohur Idriz Ajetit në këtë rast jubilar që përkon me sesionin e posaçëm të organizuar bashkërisht nga të dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij meqenëse pikërisht me këtë dialekt të shqipes ai është marrë në fillim të veprimtarisë së tij të gjatë dhe të frytshme kërkimore albanologjike, duke sjellë ndihmesa të rëndësishme lidhur me atësinë e dorëshkrimit të parabulës së djalit plëngprishës, si ashtu edhe me përcaktimin e periudhës së emigrimit të shqiptarëve në Istri (fundi i shek. XVII - fillimet e shek.XVIII). Për sa i përket vendit të prejardhjes së tyre, hipotezave të N.Mjedjes (Podgorica dhe rrethinat e Pejës) dhe të I.Ajetit (Shkodra apo të folmet shqipe të bregdetit deri në Kotorr), pas analizës sonë gjuhësore mund t’arrijmë ta përcaktojmë edhe më tej tezën e avancuar nga Ajeti duke e përkufizuar më tej “rrethin” shkodran të origjinës së shqiptarëve të Istrisë jo në bregdet, por nga Malësia e Madhe (dhe në këtë mënyrë e riafrojmë vendin e emigrantëve shqiptarë që shkuan në Parenco me rrethin e Podgoricës të hypotizuar së pari nga Ndre Mjedja).I documenti in IRIS sono protetti da copyright e tutti i diritti sono riservati, salvo diversa indicazione.